spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Përulemi para sakrificës heroike të familjes Jashari dhe...

Haradinaj: Përulemi para sakrificës heroike të familjes Jashari dhe UÇK-së

spot_img

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në homazhet në Prekaz, duke përkujtuar Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të rënë.

Haradinaj tha se kjo Epope na rikujton përpjekjet për liri ndër shekuj dhe tregon se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur veprohet me vendosmëri dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinajt shtoi se familja Jashari nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit, duke përmbysur shekuj robërie dhe duke lënë një kujtesë të përjetshme të flijimit për liri. Ai përfundoi me mesazhin: “Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img