spot_img
HomeLajmeReagon Kryeministria pas vendimit të Osmanit për shpërndarjen e...

Reagon Kryeministria pas vendimit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

spot_img

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka respektuar Kushtetutën në plotni, ku ka listuar katër si arsye.

Ndërkohë që ka theksuar se presidenti duhet të zgjedhet.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e respektoi Kushtetutën në plotni.

1. Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK dhe LDK së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat.

2. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit.

3. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë.

4. Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues.

Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit.

Por presidenti duhet të zgjedhet.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img