spot_img
HomeLajmeFuqizohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret...

Fuqizohet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan

spot_img

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Siç bën të ditur Policia, takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale.

“U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Policinë e Kosovës ndër vite, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar dhe zgjeruar partneritetin strategjik me institucionet amerikane në shërbim të sigurisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img