Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar për projektet që do të nisin këtë vit, si premtime të bëra gjatë fushatës në kërkimin e mandatit të tij të tretë.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Muharremaj ka përmendur objektin e zjarrfikësve në Shirokë, që pritet të fillojë puna në qershor, ndërsa ka përmendur edhe disa projekte të tjera në disa fshatra, që do të nisin këtë vit.
“Kuptohet që çdo kryetar e ka një program në fushatë, unë e kam pasur një program, premtimet i kam dhënë, veçse i ka regjistru GAP-i, çka është me rëndësi që prej tyre veç dy i kam fillu hala pa startu, domethënë objektin e zjarrfikësve në Shirokë e kam pasë në premtim, besoj që në qershor veç startojmë me punu aty, duhet me falënderu edhe Shoqatën Jetimat e Ballkanit, që janë donatorët kryesorë që japin 600 mijë euro.
“Jemi duke e ndërtu objektin e Eko-Therandës dhe Eko-Regjionit një objekt të ri me standarde, që është edhe kjo me para të performancës, që është vlera dikun 480 mijë euro, është objekti i dytë dhe kjo ka qenë në projekt. Fillojmë këtë vit me një çerdhe të fëmijëve në Bllacë, dhe këtë e kam pasur në projekt si premtim, kam premtu shkollën në fshatin Nëpërbisht, startojmë këtë vit, kemi disa projekte të reja, kemi edhe fizibilitetin e ngrohjes qëndrore të qytetit, kemi shkollën 7 marsi që është projekt me rëndësi, besoj që në vitet e ardhshme me buxhet të startojmë t’i punojmë”, u shpreh ai.
Për më shumë, intervista e plotë më poshtë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







