spot_img
HomeLajmeRamadani kritikon opozitën: Menduat që me takime Kurti do...

Ramadani kritikon opozitën: Menduat që me takime Kurti do t’ua japë juve Presidencën

spot_img

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka kritikuar opozitën për çështjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se duke i shkuar në takime opozita, menduan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ua japë Presidencën atyre.

“Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime? Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?! Pse ta bëjë ai këtë? Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin ani pse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot! Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në. Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt. VV-së i thonë: Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) President, atëherë shkojmë në zgjedhje! Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë: Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje! Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?! Fare nuk po e kuptoj”, shkroi Ramadani.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img