spot_img
HomeLajmePolicia e inspektorët me aksion për kontrollin e automjeteve...

Policia e inspektorët me aksion për kontrollin e automjeteve të transportit, shqiptohen dhjetëra gjoba

spot_img

Deri në 600 euro ka shkuar një gjobë nga aksioni që Policia e Kosovës në Prizren ka zhvilluar në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për kontrollin e automjeteve të transportit.

“Ky aktivitet përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI gjatë matjes me peshore të automjeteve, patrullimin në zonën e përgjegjësisë si dhe kontrollin e automjeteve të transportit të mallrave dhe personave, përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës”, thuhet  në njoftim.

Bëhet e ditur se janë shqiptuar 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje deri në 600 euro.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë asistimit të MMPHI dhe aktiviteteve tjera, patrullat e trafikut rajonal me datën 02 mars 2026: Shqiptuan gjithsej 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje. Gjobat ishin nga shumat më të vogla deri në 600 euro, sipas natyrës së shkeljes. Masat u aplikuan si ndaj drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe ndaj personave juridikë – subjekteve afariste”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img