spot_img
HomeRajoni dhe BotaRaportohen dëmet e para në një impiantin bërthamor të...

Raportohen dëmet e para në një impiantin bërthamor të Iranit pas sulmeve nga SHBA dhe Izraeli

spot_img

Agjencia e mbikëqyrjes bërthamore e OKB-së konfirmoi dëmtimin e një impianti të pasurimit të karburantit në Iran, i pari dëmtimit i objekteve bërthamore të vendit që nga nisja e sulmeve ushtarake nga SHBA dhe Izraeli.

Fabrika e Pasurimit të Karburantit Natanz, një nga instalimet bërthamore më të ndjeshme të Iranit – pësoi “dëme në ndërtesat e hyrjes”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), bazuar në imazhe të fundit satelitore.

IAEA bëri të ditur se nuk pati pasoja radiologjike dhe nuk u zbulua “ndikim shtesë” në vetë centralin. Të hënën, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi se nuk kishte “asnjë tregues” se ndonjë instalim bërthamor ishte goditur në Iran.

Fotot satelitore treguan goditje në një depo të madhe dhe dy ndërtesa më të vogla dykatëshe, sipas analizës së CNN të imazheve të siguruara nga kompania e inteligjencës hapësinore Vantor.

Sipas Iniciativës për Kërcënimet Bërthamore (NTI), bombardimet amerikane në qershorin e kaluar ndërprenë energjinë elektrike në disa pjesë të objektit të fortifikuar, i cili ka gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre ndërtesa nëntokësore, dy prej të cilave mund të mbajnë deri në 50,000 centrifuga.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img