spot_img
HomeLajmeTre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në...

Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Han të Elezit

spot_img

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026, rreth orës 20:50, në Han të Elezit, ku gjatë patrullimit policor janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj. Dy prej tyre janë shtetas të Maqedonia e Veriut, ndërsa i treti është shtetas i Kosovës.

Ata dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e rendit.

HisariaOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img