spot_img
HomeLajmeKurti takohet sërish me Abdixhikun

Kurti takohet sërish me Abdixhikun

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon sot një tjetër takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit.

Ky është takimi i dytë brenda dy ditësh, pasi Kurti e Abdixhiku u takuan edhe dje, por të dy kanë konfirmuar se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Procesi i zgjedhjes së presidentit mbetet në fazë kritike, pasi afati kushtetues për përfundimin e votimit për kreun e shtetit po afrohet, dhe mosfinalizimi i tij mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img