spot_img
HomeBallinaFutboll "Bam e Bum" në Suharekë - Ballkani s'fiton...

Futboll “Bam e Bum” në Suharekë – Ballkani s’fiton ndaj Dukagjinit

spot_img

Me shifrat fillestare ka përfunduar ballafaqimi i sotëm kampional ndaj Dukagjinit.

Ballkani nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen e dytë radhazi në Superligë, raporton Hisarionline.net.

Futbollistët vendasë, nuk shfaqën thuajse asgjë para tifozëve të tyre në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke bërë edhe një hap falso në ndjekje të objektivit.

Gjatë krejt këtij takimi, një rast ideal për gol e kishte Albin Berisha, por që goditja e tij përball portierit, Kenan Haxhihamza, nuk përfundoi në rrjetë.

Mysafirët luftuan përgjatë 90 minutave që të dalin me rezultat pozitiv, teksa fare lehtë mund të merrnin pikët e plota, sikur mos të ishte shumë i kujdesshëm portieri Selmani.

Kjo përballje ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës, ku pas këtij barazimi, Ballkani shkon në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se klinasit.

Kujtojmë se ekipi i udhëhequr nga Sami Sermaxhaj, ishte i hendikepuar me mungesën e kapitenit Edvin Kuç, qendërmbrojtësit kryesor, Ivica Batarello dhe sulmuesit, Valentin Serebe.

Ndërkohë ende gati për të startuar nuk janë Jetmir Topalli e Walid Hamidi, të cilët edhe sot u inkuadruan në pjesën e dytë.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img