Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjte jashtë një restoranti në qytetin e Linzit në Austri. Nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe autori i vrasjes.
Një burrë i moshuar dyshohet se qëlloi dhe vrau fillimisht një grua të moshuar dhe më pas një vajzë të re.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat ishin gruaja dhe vajza e tij. Pas aktit të rëndë autori më pas kreu vetëvrasje.
Sipas forcave të sigurisë, nuk ka rrezik për qytetarët dhe arma e krimit është gjetur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







