spot_img
HomeRajoni dhe BotaTrump “hakmerret” ndaj Merz, presidenti kërcënon me reduktimin e...

Trump “hakmerret” ndaj Merz, presidenti kërcënon me reduktimin e trupave amerikane në Gjermani

spot_img

Vetëm pak pasi kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se SHBA po poshtërohej nga Irani në tryezën e bisedimeve, mbërriti shpagimi i Donald Trumpit.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social, se administrata e tij po “shikon mundësinë e reduktimit të trupave të SHBA-së në Gjermani, dhe vendimi përfundimtar pritet të merret brenda një periudhe të shkurtër.

Merz u shpreh në fillim të javës se ekipi i Trump po tejkalohej nga pala tjetër ne bisedimet që synojnë fundin e konfliktit me Republikën Islamike dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit.

“Iranianët janë padyshim shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë në mosnegociimin, duke i bërë amerikanët të udhëtojnë drejt Islamabadit dhe pastaj të largohen përsëri pa arritur asnjë rezultat”, tha kancelari gjerman.

Një ditë më parë, Merz i përsëriti kritikat,  duke thënë se Europa po “vuan” pasojat e mbylljes së Hormuzit. Trump anuloi një udhëtim të dytë të negociatorëve amerikanë në Islamabad javën e kaluar. Që prej atëherë, diskutimet mbi programin bërthamor të Iranit dhe ngushticën e Hormuzit kanë ngecur.

Presidenti amerikan e akuzoi Merzin se e konsideron të pranueshme që “ Irani të ketë një armë bërthamore” dhe tha se kancelari “nuk e di se për çfarë po flet!” , dhe më tej shtoi se po konsideron tërheqjen nga NATO për shkak se aleatët nuk iu bashkuan luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img