spot_img
HomeDiasporaElona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në...

Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë

spot_img

Në kuadër të festivalit letrar “Zwischentext”, në Cyrih do të mbahet një lexim skenik me autorë shqiptarë me titull “Çka ka mbetur mes nesh”, një performancë e realizuar nga Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku.

Ngjarja ndërthur tekstin, tingullin dhe performancën, duke sjellë kujtime dhe rrëfime që lidhen me migrimin, luftën në Kosovë dhe përjetimin e jetës mes dy vendeve e dy realiteteve.

Përmes një qasjeje artistike, leximi skenik synon t’i afrohet asaj që thuhet dhe asaj që mbetet e pathënë, duke hapur hapësirë për reflektim mbi kujtesën, identitetin dhe përvojat personale.

Ngjarja do të mbahet në Cyrih, në adresën Kirchgasse 14, ndërsa biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të festivalit, zwischentext.chKëtu

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img