spot_img
HomeDiasporaTragjedi në Austri: 19-vjeçari nga Kosova humb jetën në...

Tragjedi në Austri: 19-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident me kamion

spot_img

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur të shtunën në mëngjes në rrugën B129, pranë Alkovenit në Austri.

Siç shkruan Krone, 19-vjeçari me banim në Eferding, u përplas ballë për ballë me një kamion që drejtohej nga një 63-vjeçar gjatë orëve të para të mëngjesit, njofton Dukagjini.

Pas përplasjes së fortë, automjeti i të riut mbeti në mes të rrugës dhe ai u bllokua brenda – zjarrfikësit ndërhynë për ta nxjerrë nga vetura duke përdorur teknika shpëtimi, ndërsa ai iu dorëzua menjëherë ekipeve mjekësore.

Një mjek, i cili kishte qenë dëshmitar i aksidentit, kishte njoftuar shërbimet emergjente dhe kishte ofruar ndihmën e parë deri në mbërritjen e tyre. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, sipas policisë, shoferi i kamionit nuk ka pësuar lëndime. Për shkak se kamioni kishte rrëshqitur jashtë rrugës pas përplasjes, u desh ndërhyrja e një vinçi për largimin e tij.

Rruga B129 u mbyll përkohësisht për shkak të operacioneve të shpëtimit dhe pastrimit, ndërsa trafiku u devijua.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img