spot_img
HomeRajoni dhe Bota29-vjeçarja në Shkodër humb jetën pasi sjell në jetë...

29-vjeçarja në Shkodër humb jetën pasi sjell në jetë binjakë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi u bë një thirrje urgjente për dhurim gjaku.

E reja, e cila kishte sjellë në jetë binjakë, ndodhej në gjendje kritike dhe kishte nevojë të menjëhershme për gjak të grupit 0 negativ.

Apeli për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën thirrjes me solidaritet.

Siç shkruan Euronews Albania, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe reagimit të menjëhershëm të qytetarëve, e reja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes së rënduar.

Sipas burimeve e reja është paraqitur ne spitalin e Shkodrës pas komplikacioneve dhe ka kryer lindje te parakohshme, ku si pasoja ka pasur hemorragji e cila pavarësisht ndërhyrjes se mjekëve ka rezultuar fatale për jetën e 29-vjeçares.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img