spot_img
HomeLajmeKuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme, temë çmimi i...

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme, temë çmimi i energjisë

spot_img

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 21 prill 2026, seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca do të zhvillohet nga ora 11:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës është shqyrtimi i çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave Kuvendi do të mbajë tri seanca plenare.

Njëra prej tyre do të jetë solemne dhe do t’i kushtohet ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, i cili ka ndërruar jetë më 10 prill.

Dy seancat e tjera do të jenë të rregullta, me shumë pika në rend dite, përfshirë shqyrtimin e projektligjeve dhe votimin e bordeve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img