spot_img
HomeLajmeKryetari i Supremes: Vendimi i Qeverisë për Komisionin e...

Kryetari i Supremes: Vendimi i Qeverisë për Komisionin e ri të Provimit të Jurisprudencës është ndërhyrje në institucionet e pavarura

spot_img

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për formimin e një Komisioni të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, duke e konsideruar atë si ndërhyrje në institucionet e pavarura.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë është marrë mbi pretendime për mungesë transparence dhe ankesa ndaj komisionit aktual, por sipas tij, këto nuk qëndrojnë.

“Tendencat ndaj komisionit kanë filluar para një viti, arsyet e dhëna nga Ministrja e Drejtësisë, për të emëruar komisionin në përbërje të re, janë absurde dhe jo të vërteta, dhe vendimi si i tillë është jo ligjor dhe kundërkushtetues”, thuhet nga ana e tij.

Sipas tij, arsyeja e vetme e pakënaqësisë ka qenë kalueshmëria e ulët, ndërsa ka shtuar se Komisioni nuk ka lejuar ndërhyrje në vlerësimin e kandidatëve.

“E vërteta e vetme në këtë mes është se unë si kryetar i Komisionit dhe anëtarët e Komisionit, nuk kemi lejuar ndërhyrje në punën e Komisionit sa i përket vlerësimit të kandidatëve, pasi kjo është në kompetencë të Komisionit. Puna e Komisionit është bazuar në dispozitat e ligjit, dhe për këtë ka pasur transparencë të plotë, ankesa e vetme nga Ministria e Drejtësisë në raport me Komisionin që na është thënë, ka qenë kalueshmëria e ulët. Për ne ka qenë e papranueshme që të ulen kriteret e vlerësimit dhe Komisioni të luajë rolin e një instrumenti në dorën e Ministrisë së Drejtësisë”.

Ai e ka cilësuar joligjor emërimin e një komisioni të ri pa përfunduar mandati i atij aktual, duke e lidhur këtë me ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura.

“Andaj, emërimi i një Komisioni në përbërje të re, pa i kaluar mandati Komisionit të deritanishëm, nuk shpjegohet ndryshe përveç ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura, dhe kjo në vazhdën e ndërhyrjeve të vazhdueshme që Qeveria i bënë edhe në raport me Sistemin e Drejtësisë”, thuhet tutje nga kryetari i Supremes.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img