spot_img
HomeLajmeKuvendi mban tri seanca, e para të enjten dhe...

Kuvendi mban tri seanca, e para të enjten dhe dy të tjera të premten

spot_img

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Sipas saj, seanca e parë do të mbahet të enjten, më 23 prill, ndërsa dy të tjerat janë planifikuar për të premten.

Haxhiu njoftoi se në seancën e së enjtes do të procedohen 10 projektligje, ndërsa në seancat e së premtes pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, si dhe çështja e bordit të RTK-së dhe KPM-së.

Ajo theksoi se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur pajtim të plotë për rëndësinë e këtyre çështjeve dhe për nevojën që të ecet përpara me përgjegjësi institucionale, duke pasur parasysh numrin e madh të ligjeve që presin leximin e dytë.

Haxhiu foli edhe për shqetësimet lidhur me mosmiratimin e marrëveshjes për “bordin e paqes”, duke bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbahet një takim i grupit punues, pas së cilit çështja do të procedohet në Kuvend.

Ajo shprehu pritjen që Komisioni për Punë të Jashtme ta trajtojë këtë çështje sa më shpejt dhe ta dërgojë për shqyrtim në seancë plenare.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img