Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan ka komentuar zhvillimet në rajon, duke u ndalur veçanërisht te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai vlerësoi se procesi nuk ka arritur ende në nivelin e duhur dhe theksoi se Tirana zyrtare po i ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet. Sipas tij, Shqipëria monitoron deklaratat dhe retorikën politike, por zgjedh të mos përfshihet në to, duke preferuar të përqendrohet te forcimi i bashkëpunimit, transmeton lajmi.net.
Duke folur për shtetin e Kosovës, Hoxha u shpreh i prerë se pavarësia e saj nuk duhet të vihet në diskutim.
“Kosova është vend demokratik, që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është vend, sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, deklaroi ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







