spot_img
HomeLajmeVdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës

spot_img

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tyre G.SH.

Përmes një telegrami ngushëllimi, ky institucion ka bërë të ditur se lajmi për humbjen e tij ka pikëlluar të gjithë kolektivin, duke theksuar se ai nuk ishte vetëm koleg, por edhe mik dhe njeri me shpirt të madh.

Në njoftim thuhet se i ndjeri Granit Sherifi ishte model përkushtimi dhe integriteti, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

“Në emër të të gjithë kolektivit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shprehim ngushëllimet tona më të sinqert familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë. Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img