Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, Prokuroria ka paraqitur fjalën përfundimtare, duke e cilësuar këtë krim si një nga më makabret, të kryer me egërsi dhe dinakëri.
Sipas prokurores së rastit Javorka Perlinqeviq, vrasja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është realizuar para syve të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.
Prokuroria theksoi se ky fakt e rëndon edhe më shumë natyrën e krimit dhe pasojat e tij psikologjike.
“… sqaruar një krim makabër, vrasjen e Liridona Muresli Ademaj të kryer me datë 29.11.2023 para djemve të saj të mitur të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale i kanë pasur 4 dhe 6 vjet. Nëse e keni dëgjuar mire po e cek vrasjen e Liridona Ademaj Murseli, edhe pse mediat gjatë raportimeve për këtë rast çdo herë raportojnë për të vrarën Liridona Ademaj. Por pyetemi se pse, pikërisht për shkak të egërsisë dhe mizorisë se treguar gjatë vrasjes së saj, si dhe për dinakërinë dhe qëndrimin pas vrasjes, të bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht xhelatit, të akuzuarit të parë Naim Murselit.
Kjo procedurë gjyqësore ka qene e ndare ne tri faza, faza e parë fjala hyrëse dhe dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria ka treguar se i kanë përsëritur deklaratat që i kanë dhënë në procedurë hetimore, edhe në këtë fjalë përfundimtare do të fokusohemi në fakte qe janë të paraqitura nga ana e dëshmitarëve në rrethanat dhe faktet te cilat janë cekur në shqyrtimin gjyqësor e jo në procedurën paraprake veçanërisht në deklaratën e vëllaut të Liridonës, Leonardit i cili pas vrasjes rregullisht i viziton fëmijët e te vrarës Liridona dhe Naim Murseli… gjatë një vizite të fëmijëve ne Suedi djali më i madh në prani të psikologut ka thënë “hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam” gjithashtu Leonardi ka dëshmuar që fëmijët qartë e kanë sqaruar çështjen dhe nuk dëshirojnë të komunikojnë me babin e tyre me të akuzuarin Naimin dhe qe i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike të cilat i ka mundësuar qendra për pune sociale në Suedi për kontaktin në mes Naimit dhe fëmijëve të tij…” ka thënë në fjalën përfundimtare prokuroria.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







