spot_img
HomeEkonomiGuvernatori i BQK-së diskuton zhvillimet financiare me zyrtarin e...

Guvernatori i BQK-së diskuton zhvillimet financiare me zyrtarin e FMN-së

spot_img

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit, znj. Latifi-Jashari, Zëvendësguvernatori,  Fusha dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yigit Yaşar, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.

Sipas njoftimit nga BQK, në këtë takim, Guvernatori Ismaili e informoi  Yaşar për zhvillimet më të fundit në sektorin financiar në Kosovë. Ai theksoi qëndrueshmërinë e sistemit financiar, avancimin e infrastrukturës së pagesave, progresin në digjitalizimin e sektorit financiar, si dhe reformat në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Po ashtu, u diskutuan përpjekjet për rritjen e gjithëpërfshirjes financiare dhe forcimin e qeverisjes institucionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe adresimit të rreziqeve të reja, përfshirë rreziqet kibernetike”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij ndaj  Yaşar për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndaj Kosovës.

“Delegacioni i BQK-së vlerësoi lart bashkëpunimin me FMN-në në të gjitha nivelet dhe diskutoi në detaje projektet dhe asistencat teknike në vazhdim, ecuria e të cilave u konsiderua pozitive edhe nga përfaqësuesit e konstituencave ku bën pjesë Kosova”, thuhet në njoftim.

BQK  ka riafirmuar përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim zhvillimin e mëtejshëm financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img