spot_img
HomeLajmeDy punëtorë lëndohen në vendin e punës në veri,...

Dy punëtorë lëndohen në vendin e punës në veri, arrestohet një person

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 16 prill 2026, në fshatin Ceraj të Leposaviqit, në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një incident i rëndë në vendin e punës, ku dy punëtorë kosovarë janë lënduar rëndë pasi janë rrëzuar nga mjeti i punës gjatë kryerjes së detyrave.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Lidhur me rastin, një person i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img