spot_img
HomeLajmeShkaktuan dëm financiar ndaj ndërmarrjes me mijëra euro, 'Trepça'...

Shkaktuan dëm financiar ndaj ndërmarrjes me mijëra euro, ‘Trepça’ largon nga puna dy punonjës

spot_img

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy punonjës, pas shkeljeve të konstatuara në evidencën e prezencës.

Sipas raportit zyrtar, punonjësit me inicialet Xh.Q. dhe I.H. kanë pasur mungesa të shumta të pajustifikuara në punë, përkatësisht 188 dhe 194 ditë.

Po ashtu, është konstatuar se në disa raste ata kanë regjistruar vetëm hyrjen ose nuk kanë regjistruar fare prezencën, ndërsa pagesat janë realizuar sikur të kishin qenë në punë.

Si provë, është shqyrtuar edhe një video nga data 1 prill 2026, që tregon një rast të mosprezencës në vendin e punës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img