Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka nisur takimin me homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot.
“Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media të MPJD-së.
Paraprakisht Prévot është pritur nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkaq pas konferencës për media me Konjufcën, ai do të vazhdojë takimin me u.d. presidenten e vendit, Albulena Haxhiun.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







