Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për seancë e radhës.
Në këtë seancë janë disa pika të rendit të ditës.
Seanca pritet të nis në ora 10:00 teksa në votim do të hidhet edhe shqyrtim vendimi për Byronë-Shtetërorë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
- Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
- Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







