Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij.
Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas Policisë, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe janë në hetim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







