spot_img
HomeLajmeVoziti 182 km/h në autostradë me veturë pa regjistrim,...

Voziti 182 km/h në autostradë me veturë pa regjistrim, i ndalohet vozitja për tre muaj dhe i konfiskohen targat

spot_img

Policia e Kosovës, sot ka identifikuar në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë që po voziste 182 km/h në zonën ku lejohet 120 km/h.

Për shkeljen e kryer, shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj dhe i janë shqiptuar pikë negative.

Vetura që po drejtonte kishte afat të skaduar të regjistrimit të automjetit dhe i është konfiskuar targa.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ushtroj autorizimet e saj në mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, me qëllim të parandalimit të shkeljeve në trafik dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img