spot_img
HomeLajmeNufi takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje...

Nufi takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje edhe Kosova

spot_img

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, zhvilloi, një takim në Bruksel me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, në kuadër të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në çdo nivel, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë rajonale.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua situatës në Kosovë dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

“Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes”,  ka shkuar Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, u diskutua roli strategjik i Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romano, projekte që konsiderohen kyçe për avancimin e interesave kombëtare dhe rajonale, me mbështetjen e mëtejshme të Aleancës.

“Shqipëria rikonfirmon përkushtimin e saj për të forcuar rolin në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Nufi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img