spot_img
HomeLajmeRamadani kritikon opozitën: S'është e organizuar, s'i kanë dhënë...

Ramadani kritikon opozitën: S’është e organizuar, s’i kanë dhënë besim qytetarëve se pushteti mund të ndërrohet

spot_img

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka kritikuar partitë opozitare, të cilat, sipas tij, ato assesi nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe as qëllimet e përbashkëta.

Sipas Ramadanit, kjo qasje e opozitës nuk i ka dhënë qytetarëve një alternativë dhe nuk i kanë dhënë qytetarëve besimin se ato mund të ndërrojnë pushtetin tashmë shumëvjeçar të LV-së.

Tutje, Ramadani ka përmendur edhe çështjen e presidentit, duke thënë se shpreson që negocatat me partisë në pushtet dhe atyre opozitare të dalin të suksesshme.

Postimi i plotë: 

Në Kosovë nuk ka opozitë të strukturuar. Ka parti që nuk janë në pushtet, por ato assesi nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe as qëllimet e përbashkëta.
Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë jopushtetare nuk kanë arritur të ndërtojnë koncept e platformë të përbashkët. Kështu, nuk i kanë dhënë qytetarëve një alternativë, nuk i kanë dhënë qytetarëve besimin se ato mund të ndërrojnë pushtetin tashmë shumëvjeçar të LV-së.
Në vend se të ndërtojnë qasje të përbashkët, partitë jopushtetare kanë vazhduar të shohin vetëm veten në mënyrë të ndarë dhe nuk kanë dhënë opsion tjetër qeverisës e institucional. Në periudhën e fundit, kanë ndodhur disa takime të ndara midis LV-së dhe PDK-së e LDK-së për çështjen e Presidentit. Uroj që këto takime të nxjerrin ‘tymin e bardhë’ më në fund, me qëllimin që Kosova të mos shkojë edhe njëherë në zgjedhje. Pasi që këto parti jopushtetare kanë filluar diskutimet me LV-në për Presidentin, besoj se do të ishte mirë që këto negociata të dalin të suksesshme.
Në të kundërtën, besimi qytetar do të tronditej edhe më shumë dhe kjo do të çon tek një apati politike qytetare.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img