spot_img
HomeLajmeProkuroria: 5 të ndaluar në 24 orët e fundit...

Prokuroria: 5 të ndaluar në 24 orët e fundit në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

spot_img

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorisë janë ndaluar gjithsej pesë persona në raste të ndryshme në disa rajone të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar tre persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, me vendim të prokurorit për ndalim deri në 48 orë.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë është ndaluar një person për 48 orë, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar një të mitur për 24 orë, i dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, përmes Departamentit për të Mitur.

Prokuroritë e tjera themelore dhe ajo speciale nuk kanë raportuar ndalime, bastisje apo sekuestrime gjatë kësaj periudhe.

Prokuroria e Shtetit thekson se veprimet po ndërmerren në kuadër të procedurave ligjore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, për trajtimin e rasteve penale në mbarë vendin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img