spot_img
HomeLajmeKomisioni për Çështjet e Sigurisë i propozon Kuvendit miratimin...

Komisioni për Çështjet e Sigurisë i propozon Kuvendit miratimin e vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza

spot_img

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Komisioni vendosi t’i propozojë Kuvendit të Kosovës miratimin e këtij vendimi.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit e vlerësuan këtë vendim si një moment historik për Kosovën, duke theksuar se vendi po dëshmon se nuk është vetëm konsumues i paqes, por edhe kontribuues në prodhimin e saj.

Po ashtu, ata kërkuan që institucionet përgjegjëse të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme, si dhe kushte humane dhe financiare për pjesëtarët e FSK-së që do të jenë pjesë e këtij misioni.

Në mbledhje u theksua gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që FSK merr pjesë në misione ndërkombëtare dhe se pjesëtarët e saj pritet të kthehen me krenari në Kosovë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img