spot_img
HomeLajmeAzemi akuzon Gjykatën pasi i dënoi atë dhe Manxhukën:...

Azemi akuzon Gjykatën pasi i dënoi atë dhe Manxhukën: Lirojnë terroristë, na dënuan neve

spot_img

Deputeti i VV-së, Egzon Azemi ka reaguar pasi vendimit të Gjykatës për ta dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Bashkë me të u dënua me 1 vit e 6 muaj edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Maxhuka. Po ashtu me nga 6 muaj u dënuan edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj.

Azemi, nëpërmjet një postimi ka akuzuar Gjykatën, duk thënë se “ata që po i lirojnë terroristët serbë, po i dënojnë aktivistët shqiptarë”.

Ai ka thënë e krejt kjo po bëhet nga “ ata që i nënshtrohen Serbisë”.

Azemi në fund ka përmendur edhe çanta me para që sipas tij “vijnë andej kufirit”.

“Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.

Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!”, ka përfunduar Azemi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img