spot_img
HomeLajmeVetaksidenti me fatalitet Dobrushë të Istogut, Policia: Viktima doli...

Vetaksidenti me fatalitet Dobrushë të Istogut, Policia: Viktima doli nga rruga dhe goditi shtyllën e betonit

spot_img

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi vetaksidentin me fatalitet të ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut, ku i vdekur mbeti një 32-vjeçar. Sipas njoftimit të fundit të policisë, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 05:54, në magjistralen Pejë–Mitrovicë.

Nga dyshimet fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës. Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi veturën, ka devijuar nga rruga në anën e djathtë dhe është përplasur me një shtyllë betoni, thuhet në njoftim.

“Deri te aksidenti dyshohet  se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar  në  magjistralen Pejë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Dobrushë- Istog, duke mos ju përshtatur  shpejtësisë dhe kushteve të rrugës i njëjti  humb kontrollin dhe me pas devijon djathtas  dhe godet shtyllën e betonit”, njofton policia.

Për pasojë të aksidentit, vozitësi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit  e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img