spot_img
HomeRajoni dhe BotaIzraeli mbështet bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit, thotë...

Izraeli mbështet bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit, thotë Netanyahu

spot_img

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli mbështet bllokadën detare të SHBA-së ndaj porteve të Iranit.

Në një video drejtuar kabinetit qeveritar, Netanyahu tha se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e bllokadës është një qëndrim i fortë që Izraeli e mbështet plotësisht.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, pas përfundimit të bisedimeve me Iranin.

Sipas Netanyahut, Vance e ka informuar në detaje për zhvillimet në negociata, duke theksuar se çështja kryesore mbetet eliminimi i materialit të pasuruar bërthamor dhe ndalimi i mëtejshëm i pasurimit.

Kryeministri izraelit shtoi se çdo pretendim për mospajtime mes SHBA-së dhe Izraelit është i pavërtetë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i fortë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img