spot_img
HomeLajmePërfaqësuesja e Britanisë në KS të OKB-së: Kosova e...

Përfaqësuesja e Britanisë në KS të OKB-së: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, Beogradi ta vë para përgjegjësisë Radojiçiqin

spot_img

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të implementojnë marrëveshjet ekzistuese dhe t’i zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të BE-së”, deklaroi ajo.

Ambasadorja britanike u ndal edhe te sulmi në Banjskë, duke ritheksuar kërkesën që autorët të mbahen përgjegjës.

“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjskë, ne përsërisim thirrjen tonë për Serbinë që të vë para përgjegjësie autorët, përfshirë Milan Radojiçiq”, u shpreh ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img