Irani do të lejojë deri në 15 anije në ditë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportojnë mediat e huaja.
Sipas të dhënave nga analistët e transportit detar Kpler, Lloyd’s List Intelligence dhe Signal Ocean, një anije cisternë nafte dhe pesë transportues të tjerë të mallrave me shumicë kanë kaluar nëpër ngushticë në 24 orët e fundit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.
Trafiku nëpër ngushticë ka qenë praktikisht i ndaluar, me pak lëvizje që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt dhe me vetëm disa kalime që ndodhin çdo ditë, raportojn mediat e huaja.
Ndërsa para nisjes së luftës në Ngushticën e Hormuzit kalonin nga 140 anije çdo ditë para fillimit të luftës më 28 shkurt.







