Inxhinieri dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Londër, Naser Buzhala ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.
Teksa ka rrëfyer për shkollimin e tij në fakultetin e ndërtimtarisë, Buzhala – i cili një pjesë të studimeve i kreu në Prishtinë – tregoi dallimet mes kryeqytetit të Kosovës dhe kryeqytetit të Britanisë.
“Me të tregu të drejtën, nga ana teorike Prishtina më ka ndihmu shumë, për me pasë sukses atje (Londër), dallimi ka qenë thjesht te pjesa praktike. Ajo ka mungu në Prishtinë, ndërsa pjesa teorike më ka ndihmu shumë, për atë edhe e kam pasë një përparësi para gjithë studentëve atje, pjesa teorike që është mësu në atë kohë në Prishtinë”, deklaroi Buzhala.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







