Një person është arrestuar në rrugën B në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë një person me kaçavidë.
Sipas raportit policor, gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka sulmuar fizikisht njërin nga policët, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







