Sot do të zhvillohen duelet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani do të mirëpresë skuadrën e Dukagjinit në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.
‘Portokallinjtë’ eliminuan në raundin çerekfinal skuadrën e Gjilanit, ndërsa klinasit triumfuan në çerekfinale ndaj Feronikelit.
Dy skuadrat u takuan vetëm katër ditë më parë në Superligë, ku Ballkani triumfoi në fund të ndeshjes, duke marrë një fitore 2-1 ndaj skuadrës nga Klina.
Dueli i dytë është ai mes Llapit dhe Ferizajit, i luajtur në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 15:00.
Llapjanët eliminuan Malishevën përmes penalltive në raundin paraprak, kurse Ferizaj avancoi tutje duke e eliminuar Vushtrrinë në çerekfinale.
Ndeshjet kthyese dhe përcaktuese do të zhvillohen më 22 prill.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







