spot_img
HomeLajmeBerjani: Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të...

Berjani: Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të jetë afatshkurtër, duhet marrëveshje e qëndrueshme SHBA-Iran

spot_img

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit – e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit, ka sjellur “pak qetësi në tregjet e naftës”.

Megjithatë, sipas Berjanit, rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare “mund të jetë një reagim afatshkurtër”.

Përmes një postimi në Facebook, Berjani u shpreh se nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht.

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër”, shkroi Berjani në një postim në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img