spot_img
HomeLajmeGjendet i vdekur një burrë në një shtëpi në...

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi në Prishtinë, Policia nis hetimet

spot_img

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytet, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 11:30 është pranuar informata për rastin.

Në vendngjarje, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili është burrë.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa po vazhdojnë veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img