spot_img
HomeLajmeSekuestrohen cigare elektrike në Merdarë, vlera e tyre rreth...

Sekuestrohen cigare elektrike në Merdarë, vlera e tyre rreth 10 mijë euro

spot_img

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas njoftimit të Doganës, një autobus i linjës ndërkombëtare është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar.

Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.

Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10 mijë euro teksa Dogana ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img