spot_img
HomeLajmeKontrabandë me migrantë në Ferizaj, kapen shtatë shtetas të...

Kontrabandë me migrantë në Ferizaj, kapen shtatë shtetas të huaj – arrestohet i dyshuari

spot_img

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për kontrabandë me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.

Të dyshuarit i janë gjetur shtatë shtetas të huaj në kamionin e tij.

Migrantët janë dërguar në qendrën e pritjes për migrantë.

“Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë”, thuhet në raportin policor.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img