spot_img
HomeLajmeSuhareka mbulohet nga mbeturinat, punëtorët e EKO-Regjionit në grevë...

Suhareka mbulohet nga mbeturinat, punëtorët e EKO-Regjionit në grevë për rritje pagash

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar në lidhje me grevën e punëtorëve të EKO-Regjionit në këtë Komunë, të cilët po kërkojnë rritje pagash.

Për shkak të kësaj greve, qyteti është mbuluar nga mbeturinat, situatë për të cilën ka ndarë një fotografi e që ka thënë se është pamje që nuk e meritojnë qytetarët e Komunës së Suharekës.

Ai ka thënë se në Asamblenë Komunale është kërkuar që të rritet tarifa e pagesës për mbledhjen e mbeturinave, por që ka shtuar se ajo nuk është votuar.

“I keni dëgjuar diskutimet edhe në mbledhjet e kaluara në Asamble Komunale dhe asesi nuk dua të ndërhyjë në opinionet e askujt për asnjë situatë. Sepse jemi në demokraci dhe mendimet ndryshe respektohen. Unë kam qenë Pro, që taksa të rritet, sepse mendoj se është e mjaftueshme krahas punës që e bënë EKO-Regjioni në teren, përmes mirëmbajtësve, punën e të cilëve gjithmonë e kemi respektuar”, ka shkruar Muharremaj.

Ai i ka ftuar anëtarët e Kuvendit Komunal të Suharekës për diskutim dhe analizë së bashku.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img