Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK pas një aksidenti në rrugën “Prishtina” në Prizren.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga një person i cili po voziste në gjendje të dehur.
“Është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull”, thuhet në raportin 24-orësh.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







