spot_img
HomeLajmeDy të dyshuar në Gjakovë kapen me armë ilegale...

Dy të dyshuar në Gjakovë kapen me armë ilegale gjatë patrullimit policor

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë gjatë patrullimit janë hasur dy meshkuj të moshës madhore që posedonin armë pa leje gjatë një patrullimi në fshatin Duzhnje të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e llojit AK-47, një pistoletë SIG Sauer dhe 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Personat e dyshuar janë intervistuar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img