spot_img
HomeLajmeNdezën fishekzjarrëve pranë hotelit ku po qëndronte kombëtarja turke,...

Ndezën fishekzjarrëve pranë hotelit ku po qëndronte kombëtarja turke, Policia arreston dy persona

spot_img

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, lidhur me incidentin me fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndron ekipi i Kombëtares së Turqisë.

Rasti në orët e para të së martës, kur janë ndezur fishekzjarrë në afërsi të hotelit të ekipit turk, në ditën e ndeshjes së rëndësishme ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë.

“Dy persona janë arrestuar, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana.

Pamje nga rasti kanë qarkulluar edhe në rrjetet sociale dhe janë publikuar edhe nga mediat turke, ku shihen fishekzjarrët e ndezur pas orës 01:00 të mëngjesit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img