spot_img
HomeLajmeShembja e rrugës në Prishtinë, KRU 'Prishtina' njofton rikthimin...

Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU ‘Prishtina’ njofton rikthimin e ujit

spot_img

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet u shemb ditën e djeshme, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se defekti në rrjet u riparua nga ekipet e mirëmbajtjes, dhe furnizimi me ujë është rikthyer.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje u ndërpre në rrugët: Mehmet Shpendi, Bislim Islami, Don Shtjefën Kurti, Kiri, Agim Prodani, Ymer Bytyqi dhe Visar Thaçi. Tani uji ka rikthyer normalitetin”, njoftoi KRU ‘Prishtina’.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img