Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj teksa ka folur për situatën politike në vend dhe bllokadën tashmë e më shumë se një vjet, ka mbrojtur partinë e tij, LDK-në, duke thënë se nuk ka pasur një asnjë mënyrë tentim bllokade të situatës nga LDK-ja për çështjen e presidentit.
Sipas Asllanaj, LDK madje nuk pati as votë kundër Osmanit, ndërsa kritikoi Kurtin që sipas tij nuk ishte i interesuar që ta mbështeste Osmanin.
“Nuk kam pa tentim bllokimi të situatës nga LDK-ja, në asnjë mënyrë. Sepse unë i kam dëgju deklaratat e z. Abdixhiku, pas takimeve që ka pasë me kryeminsitrin Kurti, ku gjithmonë ka shprehur gatishmërinë që LDK-ja ta votojë presidentin edhe në këtë aspekt nuk ka pasë votë refuzuese as për presidenten Osmanin, me aq sa kam informacione”, u shpreh ai.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







